Fshatari shqiptar me një copë bukë të thatë që u bë perandori më i fuqishëm në botë

Perandoria e Bizantit, njohu një shkëlqim të madh, që ende historia flet për atë.‘Ealo e polis’ ishte thirrja kur perandoria më e fuqishme e botës ra.

Kjo perandori ishte në e fuqishmja në botën në shekullin e XIII deri sa u pushtua nga turqit. Për osmanët, pushtimi i Kostandinopojës ishte xhevahiri më i madh që mund të kenë marrë.

Perandaroria e Bizantit me kryeqytetin e saj Kostandinopojën, para se të pushtohej nga osmanët njohu një zhvillim të madh ekonomik, ushtarak, detar dhe kulturor që nuk ishte parë ndonjëherë deri në vitin 1253 kur ajo ra.

Kjo perandori përfshinte edhe pjesën më të madhe të Ilirisë. Natyrisht, ilirët, ose shqiptarët e sotëm kanë luajtur një rol shumë të rëndësishmë në këtë perandori.

Shumë ilirë kanë qënë perandorë të Bizantit. Njëri nga ato ishte edhe Justiani I.

Kush ishte Perandori me origjinë ilire?

Justini ishte me origjinë ilire nga Dardania. Ai lindi në një fshat ilir me emrin Bedriana.

Në rininë e tij ai ishte një fshatar dhe rritës derrash. Por pas një lufte në fshatin e tij që u plaçkit nga barbarët, Justini dhe dy shokët e tij, Zimarhu dhe Ditivisti ikën drejt Kostandinopojës për të gjetur strehim.

Ata udhëtuan në këmbë dhe kishin me vetë vetëm bukë të thatë. Nga kushtet e vështira ekonomike, ata u detyruan që të futeshin në shërbimin ushtarak të Perandorisë për të siguruar jetesën.

Ata u pranuan në ushtri dhe perandori i zgjodhi për roje të oborrit se kishin një trup të mrekullueshëm. Pasi u fut në ushtri, Justini u bë komandant i Gardës perandorake. Më pas ai u bë edhe gjeneral nga Perandori Anastasi I.

Me zgjedhjen e ushtrisë e miratimin e popullit e Senatit u bë perandor. Kështu, nga një fshatar me një copë bukë thatë në torbë u bë perandor i fuqisë më të madhe ushtarake të botës së atëhershme. Justini nuk dinte shkrim e lexim, por u kujdes shumë që nipi i tij, Justiniani, të merrte të gjithë arsimimin e nevojshëm, dhe e afroi në pushtet sa qe vetë gjallë.

Justini uli tensionin midis kishës së lindjes dhe të perëndimit duke hyrë edhe vetë në negociata. Në përgjithësi ishte tolerant për çështjet e fesë, pavarësisht se në perandori kishte shpërthyer një konflikt i madh fetar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME