Kur Amerikanët mendojnë për komunizmin në Evropën Lindore, ata kujtojnë kufizimet e udhëtimit, peizazhet e zymta të betonit gri, burrat dhe gratë e mjera që vuanin në rradhët e gjata për të bërë pazar në marketet boshe dhe shërbimet sekrete që zhbironin në jetët private të qytetarëve. Edhe pse shumica prej këtyre janë të vërteta, kjo pjesë e jetës komuniste nuk e shfaq panoramën e plotë të historisë.
Disa mund të kujtojnë se gratë e bllokut Lindor përfituan shumë të drejta dhe privilegje të panjohura për demokracitë liberale të asaj kohe, duke përfshirë investime madhore të shtetit në arsimimin dhe trajnimin e tyre dhe bashkëpunimin e tyre me forcën punëtore. Por ka edhe një tjetër avantazh që ka marrë më pak vëmendje: Gruaja nën sistemin komunist kishte më shumë kënaqësi seksuale.
Një studim sociologjik krahasues i Gjermanëve të Lindje dhe Perendimit i realizuar pas ribashkimit në 1990 zbuloi se gratë Lindore kishin dy herë më shumë orgazma sesa gratë Perendimore. Kërkuesit u mrekulluan me këtë pabarazi në kënaqësinë e raportuar seksuale, sidomos pasi që gratë vuanin nga barra e njohur e dyfishtë e punësimit formal dhe punës në shtëpi.
Në kontrast, gratë e Gjermanisë Perendimore pas luftës kishin qëndruar në shtëpi duke shijuar të gjitha pajisjet e kursimit të punës të prodhuara nga ekonomia kapitaliste e zhurmshme. Por ata bënin më pak seks, dhe seks më pak të kënaqshëm, sesa gratë që u duhej të qëndronin në rradhë për një letër higjenike.
Si ta llogarisim këtë aspekt të jetës pas Perdes së Hekurt?
Merrni në konsideratë Ana Durcheva nga Bullgaria. Duke jetuar 43 vite të jetës së saj nën regjimin komunist, ajo shpesh ankohej se marketet e reja të lira e pengonin aftësinë e bullgarëve për të zhvilluar marrëdhënie të shëndetshme dashurore.
Ajo ishte një nënë beqare për disa vite, por ajo insistoi se jeta e saj para vitit 1989 ishte më e kënaqshme sesa ekzistenca stresuese e vajzës së saj, e cila lindi në fund të viteve 1970.
Kjo ndarje brezash ndërmjet nënave dhe bijave që u rriten në njërën nga anët e vitit 1989 mbështet idenë se gratë kishin jetë më të përmbushura gjatë kohës së komunizmit. Dhe ato e zotëronin këtë cilësi të jetës për shkak se regjimet e shikonin emancipimin e gruas si thelbësore ndaj shoqërive “socialiste shkencore” të avancuara, ashtu siç ato e shikonin vetë veten.
Edhe pse shtetet komuniste të Evropës Lindore kishin nevojë për për punën e grave për të realizuar programet e tyre për industrializim të shpejtë pas Luftës së Dytë Botërore, themeli ideologjik për barazinë mes grave dhe burrave u drejtua nga August Bebel dhe Friedrich Engels në shekullin e XIX.
Pas marrjes së bolshevikëve, Vladimir Lenin dhe Aleksandra Kollontai realizuan një revolucion seksual në fillimet e viteve të Bashkimit Sovjetik, ku Kollontai argumentonte se dashuria duhet të lirohet nga konsiderimet ekonomike.
Rusia zgjeroi plotësisht aftësinë e grave në vitin 1917, tre vite përpara SHBA-së. Bolshevikët liberalizuan gjithashtu ligjet e divorcit. Gratë u mobilizuan në forcën e punës dhe u bënë të pavarura nga burrat.
Ky studim përfshin edhe Shqipërinë.
Në Azinë qëndrore në vitet 1920, gratë ruse morën pjesë në kryqëzata për lirinë e grave myslimane. /Kristen R. Ghodsee, “The Neë York Times”