DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore. Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare.
Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës.
Për sa më sipër, ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.
Pas veprimeve nga ana e DRAKU, Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB.