LIKA: OBJEKTIVI I QARTË, RIKTHIM NË SUPERIORE

Dita e hënë ka sjellë ekipin e Vllaznisë në fushën e blertë ku kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvtitore me trajnerin Hasan Lika. Tekniku I sapo emëruar tek kuqeblutë shprehet për mediat se objektivi është rikthimi në Superiore.

Më tej Lika bën me dije se Vllaznia nuk do të ketë fazë përgatitore. Në ekipin e kuqebluve pritet që të ketë edhe afrime në përforcim të skuadrës në lidhje më këtë gjë Hasan Lika shprehet çdo gjë varet nga largimet e mundshme të lojtarëve. Ndërkohë sa I takon stafit të tij ende nuk është e qartë se cilët do jenë teknikët që do të punojnë përkrah Likës por ai bëson se do të jenë nga Shkodra.

Jo pak ka tërhequr vëmendjen ede emërimi I drejtorit sportive tek Vllaznia I cili është turku Engin Firat. I pyetur sesi e sheh bashkëpunimit më të huajt Lika vijon se e rendesishme eshte qe te bashkepunojne per ringritjen e Vllaznise.

 

Jo pak kuriozitet ka ngjallur edhe ardhja e Hasan Likës nga një skuadër që luante në superiore dhe kupat e Europës në një ekip që këtë sezon do luftojë në Kategorinë e Parë por përgjigjja e teknikukt kuqeblu është se “E thjeshte, Vllaznia eshte Vllaznia”.

 

Por në prononcimin e tij të parë për mediat si numri nje i pankines se Vllaznisë trajneri Hasan Lika nuk i mungon dhe ironia sa I përket vonesës së nisjes së stërvitjes ku ai shprehet se “Me mire vone”.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME