VLLAZNIA NË STËRVITJE, ZHVILLON NDESHJE KONTROLLI

Është bërë një javë që Vllaznia ka nsiru stërvitjen në përgatitje për në sezinin e ri futbollistitk I cili nis në datën 9 shtator për Kategorinë e Parë. Trajneri hasan Lika gjatë kësaj jave ka pasur mundësi të shoh nga afër gjedjen dhe stërvtijnë që ekipi ka bërë nën drejtimin e tij.

 

Një një intervistë për media ai shprehet se ka qënë një javë që kanë punuar të gjithë sëbashku. Por gjatë seancës stërvitore të së shtunës tekniku Lika ka menduar të zhvillojë një ndeshje testi kontrolli ku qëllimi ishte për të parë gjendjen e futbollistëve. Gjithësesi ekipi ka nevojë për ndërhyrje në merkato për tu përforcuar në reparte të ndryshme.

 

Ndërkohë ditët e fundit në stërvitje I janë bashkuar edhe disa futbollistë të ekipeve të Vllaznia B si dhe të Vllaznia U-19 dhe trajneri Lika në lidhje me këtë gjë shprehet se eshte e nevojshme qe pervec vrullit rinor dhe deshires per te qene pjese e Vllaznise atyre u duhen edhe futbolliste qe kane eksperience.

 

Duke shpresuar që të kenë mundësi të realizojnë afrimet e mundshme gjatë kësaj  periudhe para se të startojnë ndeshjet e katëgorisë së pare Vllaznia do të tentojë rikthimin në Superligën Shqiptare në përfundim të sezonit 2018-2019.

 

Por duhet theksuar se buxheti do të jetë goxha I reduktuar sa I përket në përgjithsi për skuadrën e Vllaznisë e kjo bën që të ketë jo pak skepticizëm për ecurinë e ekipit duke marrë parasyshë se lojtarët janë mësuar me paga marramendëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME