A e dini pse duhet të konsumoni ushqim pikant?!

Ushqimi pikant ka një rëndësi të veçantë në shendetin e trupit të secilit nga ne. Studimi më i fundit i realizuar në lidhje me efektet e ushqimit pikant në trup tregon se ata që konsumojnë këtë lloj ushqimi janë të mbrojtur nga shumë sëmundje.

Në studimin e realizuar nga ekspertët kinezë, në të cilin kishin marrë një numër i madh njerëzisht, 199.293 femra dhe 288.082 meshkuj, midis moshës 30 dhe 79 vjeç, studiuesit kishin vëzhguar se me konsumimin e ushqimit të erëzuar, me bazë në specat pikantë të kuq, vajin nga specat e kuq pikantë dhe shtesat e tjera që vijnë si përgatitje nga specat e kuq pikantë.

Më pas, ekspertët kishin ardhur në përfundim se njerëzit që konsumojnë ushqim të erëzuar, së paku një apo dy herë në javë, shumë më pak janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme. Erëzat dhe përbërësit bioaktiv kanë efekt kundër inflamacioneve, antioksiduese dhe kanë efekt kundër hipertensionit.

Kjo do të thotë se mund të jenë aleat në luftën kundër shumë problemeve shëndetësore dhe sëmundjeve. Autorët e studimit theksojnë se edhe erëzat tjera mund të ndikojnë në shëndet. Ky nuk është studimi i parë që e vërteton dobinë e ushqimit pikant për organizmin njeriut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME