Rinas, në 20 ditë 9 fluturime të anuluara dhe 16 vonesa me mbi 4 orë

Gjatë 20 ditëve të parë të muajit gusht, në aeroportin “Nënë Tereza” janë anuluar nëntë fluturime dhe 16 të tjera janë vonuar me mbi katër orë. Por përveç dëmit të shkaktuar për pasgjerët, kompanitë ajrore nuk përkujdesen apo t’i dëmshpërblejnë udhëtarët e tyre, për shkak të mungesës së informacionit nga këto të fundit.

Vonesat e fluturimeve në aeroportin e Rinasit gjatë muajit korrik dhe gusht kanë arritur shifrat rekord për vendin tonë.

Burime nga Aviacioni Civil,thanë se nga data 1 deri me 20 gusht janë anuluar 9 fluturime dhe 16 vonesa me mbi 4 orë.

Por përveç çmimeve të larta të biletave, udhëtarët përballen edhe me vonesat e kompanive ajrore.

Në këto raste kompanitë nuk lajmërojnë më parë klientët dhe nuk përkujdesen ndaj tyre, duke i lënë të presin në rastin më të mirë, me orë të tëra në sallat e pritjet së aeroportit “Nënë Tereza” ose në rastin më të keq, pasagjerët presin fluturimin e tyre me disa ditë. Kompanitë ajrore, në rastet më të shpeshta nuk dëmshpërblejnë pasagjerët siç ndodh ne vendet e BE, për shkak se qytetarët shqiptarë kanë mungesë informacioni mbi rrugën që duhet të ndjekin në këto raste.

Në shkurt të vitit 2005, në vendin tonë ka hyrë në fuqi rregullorja e BE 261/2004, e cila përcakton rregullat e përbashkëta mbi kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në situata të caktuara. Ky legjislacion zbatohet për pasagjerët të cilët janë duke u nisur nga aeroporte që ndodhen brenda territorit të një shteti anëtar dhe të gjithë ata që vijnë në aeroporte të tilla nga një vend i tretë, ku fluturimi operohet nga një linjë e BE-së.

Në rastini e anulimit të fluturimit, pasagjeri ka të drejtën e përkujdesjes nga ana e kompanisë siç janë telefonatat, pijet, ushqimi, strehimi, transporti për në vendin e strehimit. Në rast se fluturimi vonohet mbi 5 orë pasgjeri mund dhe të kërkojë kompensim, nësë nuk është informuar 14 ditë para fluturimit.

Për marrë kompensimin e biletës, udhëtarët duhet të kontaktojnë fillimisht kompaninë ajrore dhe nëse nuk kanë mbetur të kënaqur me përgjigjet e tyre, atëherë mund ti drejtohen me anë të një ankesë Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është organi përgjegjës për të garantuar respektimin e të drejtave të pasagjerit në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME