Michael Jackson mund të ketë ikur, por nuk është harruar. Ai sot do të ishte 60 vjeç. Miq dhe familjarë u mblodhën në një event në nder të tij. Fëmijët Paris dhe Prince parakaluan në tapetin e kuq në nder të babit të tyre.
Në një fjalim ata thanë se Michael kontribuoi shumë për industrinë e muzikës. Por nuk lanë pa përmendur dhe bamirësitë e shumta që bënte.
Në festën e titulluar “Michael Jackson Diamond Birthday Celebration”, fansa të shumtë nga e gjithë bota dëgjuan hitet e yllit të popit si “Thriller”, “Bad”, “Billie Jean”, “Smooth Criminal” dhe “Beat It”.
Shumë prej tyre kishin veshur kostume të ngjashme me ato çfarë Jackson mbante në vidioklipe. Ndërsa motra e tij Janet Jackson postoi një video më këngët e Michael në vitet 90.
Jackson u nda nga jeta më 25 qershor të vitit 2009 nga një atak në zemër, të shkaktuar nga një drogë anestezie që e ndihmonte të flinte gjumë. Edhe pse ka kaluar një dekadë, Michael Jackson po fiton më shumë para tani, sesa kur ishte gjallë.
Pasuria e Jackson arriti në vlerën e 74 milionë dollarëve në vitin 2015. Ndërsa në eventin e ditëlindjes së tij u zbulua se fitimet bruto që nga vdekja e Jackson mendohet se tejkalojnë vlerën e 900 milionë dollarëve.