Ndre Mjeda, “kalorësi” që nuk u ndal asnjëherë së punuari për shqiptari, për fe e atdhe

Kur nis e flet për të mëdhenjtë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare mbushesh plotë gëzim dhe mezi pret që të dëgjosh diçka për ta, pasi arritën që me anë të penës të zgjonin një popull të tërë.

Një ndër ata njerëz, poet e veprimtar ishte dhe i madhi Ndre Mjeda, kalorësi i gjuhës shqipe. Po kush ishte ai dhe si ka qenë jeta e tij? Konica.al ju sjell posaçërisht gjithë jetën dhe veprimtarinë e Mjedës.

Si fillim ai lindi në Shkodër më 20 nëntor të vitit 1866.

Ishte djali i parë i Jak Zefit dhe i Luçies. “Ndre Mjeda ishte foshnjë në moshën 2-vjeçare kur i ndodhi burgosja e nënë Luçies nga turqit në burgun e qytetit, në pazarin e Shkodrës.

Sipas ditarit që ndodhet në AQSH, del se nënë Lukja ishte shtatzënë kur e arrestuan dhe atje në burg ka lindur djalin e dytë Lazrin”.

Ndre Mjeda, që në fëmijëri, nën përkujdesjen e jezuitëve kreu mësimet e para në qytetin e tij të lindjes. Më vonë ai hyri dhe mbaroi me rezultate shumë të mira edhe gjimnazin pranë Seminarit Papnor.

Për jetën në rini të Ndre Mjedës ka pak të dhëna të cilat mund ta identifikojnë atë. Gjithsesi Mjeda nuk i ka shpëtuar vëmendjes së studiuesve shumë seriozë si: Mark Gurakuqit, Kahreman Ulqinit dhe Dhimitër Shuteriqit.

“Sipas pikpamjes sonë, Mjeda i ri i bëri studimet në vendlindje në tre etapa: -Deri në moshën I l vjeç (deri në prill 1877), ai bëri mësimet fillore në një shkollë fshati, diku pranë qytetit të Shkodrës.

-Pastaj bëri një vit shkollor në Shkodër (prill 1877-Prill 1878). Ky ishte kursi i mësuesit Simon Petroviq, kurs që përgatiste kandidat për karrierën kishtare.

-Së fundi bëri dhe dy klasë gjimnaziale në Seminarin Papnor të Shkodrës(prill 1877 —mars 1880). Në këtë seminar Mjeda hyri, ashtu si do të hynte më vonë edhe i vëllai Lazri, për t’u përgatitur si prift shekullar.

Kjo fazë duhet të ketë shërbyer si parapërgatitje e djaloshit për të hyrë në seminaret jezuite”, shprehet një nga studiuesit kryesor të Mjedës, Mentor Quku

Talenti letrar i Ndre Mjedës, është vënë re shumë herët (që në vitin 1877).

Kumbona e diellës në Shkodër, botoi në 2 gusht të vitit 1942, me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Ndre Mjedës dy poezi të panjohura të tij, njëra nga të cilat është:

Te nji gardh që un kam pa

Zogu çerdhen kishte ba

Dy zogi t ‘vegjël mbrendë le (lindur) kishin

E të dy pa pupla ishin

Zogjt po knojshin ci, ci, ci

Nana jonë e mirë je ti…

“Sipas burimeve ne mësojmë se Ndre Mjeda kishte një talent letrar të jashtëzakonshëm dhe që kishte aftësi që në rininë e hershme të hartonte poezi origjinale. Për fat të keq ne nuk kemi fatin të njohim poezi të tjera të hershme si Vllavrasësi i Tosknis, të cilën ai e hartoi në moshën 18-vjeçare, kur kishte dalë jashtë shtetit për studime në Portore, në vitin 1884. ”

Pas përfundimit shkëlqyeshëm në Seminarin Papnor, Mjeda do të bënte kurse ti shumta plotësuese letërsie, filozofie e gjuhësh të huaja, kurse pedagogjie, me të cilat arrinte të tregonte për statusin e veçantë që kishte ai në Shoqërinë e Jezuitëve të Provincës Venete.

Ishte shumë i aftë në filozofi e teologji sa thuhet se Mjeda reformoi dhe idetë e Thoma Akuinit.

Janë më tepër se 7 vet rresht ku Ndre Mjeda ushtrohet dhe edukohet në ato kurse në vende të ndryshme si në Francë (1 vit), në disa vende në Spanjë (tre vjet) dhe me tepër se tre vjet të tjera në Kroaci.

“Mbas një odiseje të gjatë nëpër kontinentin plak, i ishte afruar atdheut të dashur, Shqipërisë. Mjeda erdhi në Portore në vjeshtën e vitit 1883, tre vjet mbasi ishte larguar nga vend-lindje. Për djaloshin e ri shkodran ishte një gjysmë kthimi. Këtu Mjeda do të përfundonte Vitin II të Retorikës, si dhe dy vite të tjera të Filozofisë”.

E ndërsa për sa i përket krijimtarisë letrare nuk kishte për të ngelur pas e për mos t’u vlerësuar, përkundrazi do të dallohej edhe më shumë.

Krijimtaria letrare, ashtu si dhe veprimtaria patriotike e Ndre Mjedës e vendos atë në vendet e para të listës së rilindasve dhe të baballarëve të Kombit Shqiptar.

Janë të njohura poezitë e shumta të tij që në rininë e hershme e deri në fund të jetës së tij.

Niveli i lartë i frymëzimit poetik dhe stili e mjeshtëria e tij artistike, janë shumë të njohura dhe e klasifikojnë Mjedën si ndër poetët më të mëdhenj të Letërsisë Shqipe.

Ky prelat fort, u vu në udhën e traditës më të shkëlqyer të klerikëve katolikë shqiptarë, duke punuar për shkollën dhe lëvrimin e gjuhës, shqipe, bëri poezi plot frymë e dashuri për Shqipërinë tonë evropiane sikurse nuk ja përtoi ta “linte zhgunin” e të vihej në krye të luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë ndaj pushtuesve shekullorë osmanë.

–Vllavrasin e Tosknisë, Juvenilja, Kanga e Mahmud Pashës, Vaji i Dallëndyshes, Liria, Bylbyli, Zogu në kafaz t’horiatit e tjera, janë vëllimet poetike dhe poezitë e Mjedës së madh, në të cilat gjendet gjithçka e mirë dhe frymëzuese për lexuesit, jo vetëm n’atë kohë, por dhe sot e kësaj dite.

Në veprimtarinë e këtij personaliteti unik të kombit shqiptar, vihet re veprimtaria e tij që në periudhën e Rilindjes, të Pavarësisë, të procesit të themelimit dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar e deri në vitet 20 -30 të shekullit XX, kur Mjeda arrin të bëhet dhe deputet etj.

Ndre Mjeda, gjatë gjithë jetës së tij, nuk pushoi së vepruari e punuari për shqiptari, për fe e atdhe derisa dha shpirt në vitin 1937.

Marrë me shkurtime nga libri “Antologji historike” i Gjet Ndoj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME