Rikthehet dadoja Doubtfire

Filmi më i dashur për fëmijët, “Mrs. Doubtfire”, rolin e së cilës e luajti Robin Williams, do të rikthehet si një shfaqje teatrale në Broadway.

Producentët Kevin McCollum dhe Bob Cohen konfirmuan lajmin në një deklaratë të përbashkët. Ata thanë se “Mrs. Doubtfire” është një histori shumë e dashur për të gjithë dhe nuk ka si të mungojë në shtëpitë e të gjithëve.

Muzika e re do të shkruhet nga John O’Farrel dhe së bashku me Karey Kirkpatrick do të shkruajnë skenarin. Këta të fundit njihen si krijuesit e komedisë muzikore shekspiriane “Something Rotten”. Ende nuk dihet se kush do të zëvëndësojnë Robin, i cili u nda nga jeta në vitin 2014, në moshën 63-vjecare.

Filmi “Mrs. Doubtfire” ishte i zhanrit komedi. Daniel Hillard, një burrë i divorcuar, nuk mund të takonte fëmijët e tij. Ai u vesh si një grua e moshuar dhe bindi ish-bashkëshorten e tij që ta punësonte si dado.

Në këtë mënyrë do të mund të kalonte kohë më fëmijët, por asgjë nuk ishte e lehtë, ndaj dhe krijoheshin situata shumë komike. Filmi fitoi 345 milionë Paund në mbarë botën dhe një çmim Oskar për grimin më të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME