Kur At Gjergj Fishta dilte kundër Ahmet Zogut përsa i përket divocit

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik në vitet ’30 shprehet kundër divorcit. Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi Civil.

Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë drejtuar Ahmet Zogut ishte edhe At Gjergj Fishta. Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos miratohej ligji i divorcit. Katolikët kanë një mendim të ndryshëm me myslimanët për këtë çështje. Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër.

Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar, o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt. Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret. Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda..”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME