Pas fillimit të kampionatit të Superligës dhe atij të kategorisë së parë, tashmë i ka ardhur rradha për të startuar edhe Kupës së Shqipërisë.
Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para të turit të parë të këtij kompeticioni.
Sipas kalendarit, Vllaznia do të ndeshet në këtë tur me Burrelin dhe ndeshja e parë do të luhet në fushën e këtij të fundit ndërsa ajo e kthimit dy javë më vonë në Shkodër.
Kuptohet që kuqeblutë konsiderohen favoritë për kalimin e këtij turi megjithatë, në ndeshjen e pas dy ditëve pritet që trajneri Lika të mos aktivizojë të gjithë titullarët.
Mendohet që të ketë një alternim të disa prej futbollistëve që luajtën të shtunën ndaj Korabit me të tjerë që kanë qenë në stol.
Po për turin e parë, Veleçiku do të presë në Koplik ekipin e Skënderbeut.