BURRELI-VLLAZNIA, TRAJNERI LIKA: BARAZIMI S’NA KËNAQ

Vllaznia do të luaj sërish në fundjavë ndaj Burrelit. Pas barazimit 0-0 në Kupë kuqeblutë do të kenë tashmë ndeshjen e javës së dytë të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Në prag të kësaj përballjeje trajneri i Vllaznisë Hasan Lika tha se objektiv është fitorja ndërsa parashikon një ndeshje edhe më të vështirë me Burrelin në transfertë se ajo e Kupës.

Tekniku Lika ka një mesazh për lojtarët e sulmit duke i thënë se duhet të shënojnë të gjithë dhe jo veç braziliani Zhunjior.

Sa i përket pagave të padhëna për disa muaj për stafin dhe lojtarët trajneri Lika tha se nuk e sheh si një shqetësim dhe se të gjithë edhe pse pa para në xhep për momentin

dhe pa një ide se kur mund t’i marrin për shkak të bllokimit të llogarive bankare të gjithë tek Vllaznia sipas trajnerit Lika janë mëse të qetë.

Vllaznia në ndeshjen e parë të kampionatit fitoi 2-1 ndaj Korabit në Shkodër ndërsa tashmë synim ka fitoren edhe në transfertën ndaj Burrelit.

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME