“Je dashuruar me një burrë të martuar”! Ja si t’i shpëtosh kurthit

Ai të tërheq dhe ti sërish ndjen më në fund “fluturat në stomak” dhe mendon se ai mund të jetë personi i duhur, përveçse faktit…se është i angazhuar. A ju ka ndodhur ndonjëherë? Pasion, pritje të mëdha, shtrëngata. Ndjenjat mund të jenë shumë intensive. Por kujdes: Nëse tërhiqesh nga meshkujt të angazhuar, histori pas historie, rreziku është që të hyni në një rreth vicioz.

Kur plas bomba
E vërteta vështirë se nuk del në shesh dhe si një bombë trondit jetën e të treve në këtë marrëdhënie. Herë të tjera jeni të vetëdijshme që në fillim, por nuk jeni në gjendje t’i thoni “JO”, pasionit që ju ka ringjallur jetën e përditshme.

Si ndihesh?
Përgjigjja e kësaj pyetje nuk është e thjeshtë. Pavarësisht se e pëlqen shumë, fakti që nuk është tërësisht i yti padyshim që ju bën të ndiheni të paplota. Sepse koha dhe disponueshmëria e tij është e kufizuar. Kjo ndjenjë mund të krijojë hidhërim, ankth, sulme paniku dhe trishtim.

Nga ana e tij
Duke pasur një histori me dikë që është i angazhuar … shmang rrezikun e për të patur diçka serioze me të! Kjo është e vërtetë për të dy palët. Ama mos harroni, nëse dëshironi martesë, mundësitë janë minimale nëse dilni me një mashkull të angazhuar. Fakti është se ai ka vendosur se prioriteti nuk jeni ju.

Prano, transformohu
Prano të vërtetën e thjeshtë të gjërave. Ju mund të thoni variacione të pafundme dhe arsyetime, por realiteti është se ti nuk je në plan të parë për të. Nëse ai të përkufizon “speciale”, “të pazëvendësueshme”, por nga ana tjetër ka një jetë tjetër, është e qartë se personi që do nuk jeni ju, përderisa çdo natë fle më dikë tjetër.

Kambana e alarmit
Je ndarë me të sepse ideja se je një person i tretë të bën të ndihesh fajtore? Kujdes! Mos mendo se ai ishte personi i duhur dhe se tani nuk do të mund të dashuroni më kurrë. Sepse nëse silleni kështu do të largoni nga vetja mundësinë e një marrëdhënie të lumtur, me dikë që është njeri i lirë.

Hapësira juaj
Kur personi tjetër s’është krejtësisht i lirë, qasja jote ndaj dashurisë mbetet pjesërisht e bllokuar. Në marrëdhënie si kjo, zgjedhje si bashkëjetesa janë të ndaluara. Gjithçka bëni me të është e kufizuar dhe kurrë nuk do ta jetoni dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Sfidë e re
Frika se dashuria do të na zhgënjejë, frika se marrëdhënia jonë në çift do të rezultojë një gënjeshtër na nxit ankth të thellë, të përbërë nga përvoja negative apo marrëdhënie të dhimbshme familjare. Shpesh pas pranimit të një marrëdhënie që na bën të lumtur vetëm pjesërisht fshihet frika e të ngelurit vetëm.

Ndal! Ne mund të zbulojmë dashurinë vetëm kur fillojmë të duam veten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME