Ky është Tonin Zef Gjini 55 vjeç nga Shkodra i cili pretendon se si pasojë i një mjekimi të gabuar I është prerë këmba e për të mos mjaftuar me kaq duket absurd që Toninit I kanë hequr dhe kempin e invalidit .

Që prej 17 vitesh ai ka mbetur dyerve të spitaleve deri tani që ka mbetur plotësisht në karrocë. Tonini na tregon me fatin e keq në të cilin është përballur gjithë këto vite.

Sipas tij spitali i Shkodrës e ka bere në këtë gjendje që është sot duke mos përcaktuar diagnozën që realisht kishte .

Këmba e majtë është totalisht jashtë funksionit ndërsa e djathta po degradohet ditë pas dite, por Tonini thotë se spitali i Shkodrës nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

Ndërkohë Tonini ngre akuza dhe për sigurimet shoqërore që dhe pse invalid me një këmbë I ka hequr kempin e invalidit .Me lot në sy Tonini bën thirrje për shërimin e këmbës.
Kjo është një histori që bie si kambanë alarmi .

Tonini dje ishte një njeri normal ndërsa sot është një invalid me një këmbë , një invalid që për çudi nuk I japin as kemp invalidi .

VILMA VOCI - STAR PLUS TV