Fatjon Taraboshi do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë në basketbollin e meshkujve. Pasi Refik Vorfa u largua po ashtu dhe Ervin Bërdica dhe tashmë tekniku i ri do jetë ish-basketbollisti i kuqebluve.
Vetëm pak ditë pas marrjes të kësaj detyre Taraboshi tregon se e ka pritur me kënaqësi ndërsa objektiv këtë vit është vetëm qëndrimi në Kategorinë e Parë. Para pak kohësh basketbollistët e Vllaznisë ishin skuadra kampione ndërsa në pak vite për shkak edhe të ndonjë keqdashje të pakuptimtë skuadra
është dobësuar ndjeshëm dhe Taraboshi edhe si ish-kampion tashmë ndjeht keq kur sheh ekipin që është vetëm për mbijetesë. Basketbollistët e Vllaznisë do ta nisin kampionatin me këtë ekip që kanë momentalisht ndërsa Taraboshi thotë se do qëndroj trajner deri në momentin që do të vijë një tjetër.
Skuadrat e tjera kanë bërë disa përforcime duke bërë që Vllaznia të rrezikojë ndjeshëm që të bie këtë vit nga Kategoria e Parë e basketbollit.