Lajme jo të mira nga stadiumi “Loro Boriçi”, ja çdo të ndodhë me të

Ndeshja e sotme Vllaznia- Dinamo, e transmetuar “live” nga RTSH përveç fitores së shkodranëve, ka nxjerr në pah edhe një problem që ka të bëjë me gjendjen e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.

 

Ajo është katandisur në një gjendje jo të mirë dhe duket mëse e nevojshme ndërhyrja në të. E përmendi edhe trajneri Lika në konferencën e shtypit të pasndeshjes se Vllaznia mund t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme jo në këtë stadium por në “Reshit Rusi”.

 

Dhe në fakt, kështu pritet të ndodhë. Nga sa mësohet, nga dita e nesërme do të nisin punimet në tapetin e këtij impianti sportiv.

 

Ideja është që gjithçka të jetë gati për sfidën Shqipëri- Skoci që do të luhet më 17 nëntor në këtë stadium.

 

Madje, do punohet që tapeti të jetë gati që muajin e ardhshëm sepse siç dihet, më 24 tetor në “Loro Boriçi” do të luhet edhe ndeshja e “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe FC Astana.

 

Fusha e këtij stadiumi që prej momentit të shtrimit të saj ka patur gjithnjë probleme dhe për këtë arsye, çdo vit janë bërë ndërhyrje në të, kryesisht në mbjelljen e barit të ri, proces që zgjat kryesisht tre- katër javë.

 

Për këtë arsye, edhe Vllaznia do të duhet të luajë të paktën dy ndeshjet e ardhshme në “Reshit Rusi” dhe jo në “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME