Bruno Kola & Vllaznia shpallen fitues të Turit Çiklistik të Shqipërisë për junior

Turi çiklistik i Shqiperise per zhuniore per vitin 2018 eshte mbyllur ne menyren me te mire te mundshme per çiklistet shkodrane.

Vllaznia si ekip eshte renditur ne vend te pare duke u shpallur kampion kombetar me nje distance te madhe kohore me Skenderbeun e vendit te dyte.

Nderkohe ne renditjen individuale Bruno Kola eshte shpallur fitues i Turit duke lene ne vend te dyte dhe te trete Astrit Kronaj dhe Defrim Dhollen po te Vllaznise.

Te tre keta sportiste, edhe ne etapen e sotme, ate te fundit Korçe-Qafe Thane, jane shkeputur nga te tjeret ne maloren e Qafe- Plloçes dhe kane pedaluar te vetem deri ne fund duke mberritur te paret ne finish dhe duke zene edhe tre vendet e para te kesaj etape.

Kola, Kronaj dhe Dholla jane shpallur edhe tre me te miret e krejt Turit ne renditjen individuale. Ne kete menyre, edhe ky aktivitet eshte mbyllur ne menyren me te mire te mundshme per çiklistet shkodrane te cilet konfirmuan edhe njehere faktin se jane me te miret e Shqiperise per kete grupmoshe.

Puna sistematike e bere ne stervitje nen drejtimin e trajnerit Leonat Kola, ka dhene frytet e veta duke dhene shpresen per nje vazhdimesi edhe me te mire ne te ardhmen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME