Flokët e thinjur në një periudhë të caktuar të jetës janë dhe më të dukshmet dhe të pranishme te të gjithë. Shumë nga ne e kanë të pamundur të pranojnë një ndryshim të tillë, ndaj shpesh kërkojnë forma të ndryshme për ta eleminuar këtë.
Falë përbërësve të ndryshëm natyral që ekzistojnë ju keni mundësi që të ktheni ngjyrën natyrale te flokë tuaj. Është një përzierje pijesh që ka një rol të rëndqësishëm në këtë fenomen gjithashtu është një pije që ndihmon dhe në shëndetin e syve.
Për të përgatitur këtë pije është e rëndësishme që të keni 200g vaj farë liri, 3 copa të vogla hudhër, 1kg mjaltë dhe 4 limonë.
Në fillim vendosni limonin dhe hudhrën në një mikser dhe përzieni mirë. Më pas, shtoni vajin e farës së lirit dhe mjaltin dhe përzieni përsëri. Vendoseni përzierjen në një enë qelqi, mbylleni mirë dhe më pas ruajeni në frigorifer.
Merrni një lugë nga përzierja gjysmë ore para çdo vakti, tre herë në ditë. Rekomandohet që të përdorni lugë druri.