Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka rrëfyer një histori interesante lidhur me njërin nga djemtë e kombëtares. Këngëtarja shkodrane tregoi se si njëri nga futbollistët kuqezi e kishtë ftuar në hotel, për ta takuar.
Madje, ajo zbuloi edhe bisedën e plotë që kishte pasur me të në “Instagram”. Fillimisht drejtuesi i programit, Ermal Mamaqi e pyeti nëse kishte marrë ndonjëherë propozim nga lojtarët e kombëtares, dhe aty Greta fillon dhe tregon historinë.
Biseda e plotë:
Ermali: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?
Greta: Po, kam marrë.
Ermal: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?
Greta: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.
Ermal: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?
Greta: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.
“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?
Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq. Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë.
Pavarësisht se Greta nuk e tha emrin e lojtarit, nga mesazhit dialektore që ai i kishte dërguar komentuesit në rrjetet sociale dyshojnë se është kosovar. Megjithatë, ajo deshi që ta mbajë të fshehtë këtë detaj.