Emërimi i Hasan Likës në krye të Vllaznisë dy muaj më parë, krijoi jo pak pakënaqësi në Shkodër. Shumë vetë kishin hedhur idenë dhe madje edhe mund të kenë ëndërruar pankinën kuqeblu, por në fund drejtuesit kanë përzgjedhur teknikun kryeqytetas.
Gazetari i njohur sportiv Ervin Baku e ka vlerësuar këtë zgjedhje si shumë të goditu
r. Ai është i ftuar në “Sport Shoë” në TV1 Channel dhe në lidhje me këtë çështje ka deklaruar:
“Nëse drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë diçka të mirë këtë sezon, ajo është përzgjedhja e Hasan Likës në postin e trajnerit. Nuk i kam kuptuar kurrë shkodranët që thonë se trajneri nuk duhet të jetë “jabanxhi”.
Ku ta gjesh më të mirë se Hasan Lika. Ai është një super- trajner. E ka treguar kudo ku ka punuar, e tregoi edhe vjet tek Luftëtari kur e mori në fund dhe e çoi në Kupat e Europës.
Jam shumë i bindur se Vllaznia me këtë trajner në fund të sezonit do ta arrijë objektivin që ka për t’u ngjitur në Superligë në fund të sezonit”.
© shkodrasport.com