Sot në Shkodër nis kampionati i boksit. Vllaznia “në aksion” për titullin e 22-të

Pasditen e sotme, konkretisht në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të nisë kampionati kombëtar i boksit për të rritur.

Në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë të vendit dhe pritet që në tre ditët e zhvillimit të këtij aktiviteti të ketë shumë ballafaqime interesante.

Vllaznia kuptohet që konsiderohet favorite për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon, titull ky që do të ishte i 22-ti për të.

Rivalë të ekipit shkodran mendohet të jenë ekipet e Tiranës dhe Teutës megjithatë boksierët shkodranë kanë mbi dy muaj që po përgatiten intensivisht për t’ia dalë me sukses edhe këtë herë.

Ndërkohë në orët e paradites është bërë rregjistrimi i sportistëve pjesmarrës në kampionat dhe është hedhur shorti i ditës së parë, ndeshjet

e së cilës pra nisin në orën 17.00 dhe do të transmetohen drejtëpërdrejtë nga ana e Televizionit Rozafa.

Ja kalendari i ndeshjeve të sotme:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME