Pasditen e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë, ato gjysmëfinale të kampionatit kombëtar të boksit për të rritur.
Këto ndeshje kanë përcaktuar tashmë edhe sportistët që do të konkurrojnë në finalet e nesërme dhe që do të japin verdiktet përfundimtare të
kampionatit si në aspektin individual për çdo peshë, ashtu edhe atë ekipor.
Duhet thënë se dy finale janë zhvilluar që ditën e djeshme dhe tashmë dy kampionë janë përcaktuar për vitin 2018. Ato janë dy boksierët e
Vllaznisë Ahmet Meti dhe Vuksan Guri që kanë dalë kampionë në peshat e lehta, 49 dhe 52 kg.
Nesër do të zhvillohen tetë finalet e tjera, në të cilat do konkurrojnë edhe 6 boksierë të tjerë shkodranë. Rivalja kryesore për ekipin e Vllaznisë
është Teuta që ka nxjerrë 6 boksierë në finale megjithatë ekipi shkodran duket se pret vetëm zyrtarizimin e këtij titulli që do të jetë i 22-ti për të.
Ndeshjet finale të ditës së nesërme:
49 kg Ahmet Meti (Vllaznia) kampion
52 kg Vuksan Guri (Vllaznia) kampion
56 kg Krenar Zeneli (Flamurtari)- Klodian Çela (Flamurtari)
60 kg Ardit Murja (Teuta)- Asmmir Skutina (Vllaznia)
64 kg Julind Isaku (Teuta)- Amarildo Vraja (Teuta)
69 kg Spiridhjon Ymeri (Teuta)- Muhamet Mema (Teuta)
75 kg Daniel Marku (Teuta)- Arjon Kajoshi (Vllaznia)
81 kg Bekim Vjerdha (Vllaznia)- Mateus Çullhaj (Tirana)
91 kg Albert Kapaj (Vllaznia)- Emiliano Xhediku (Tirana)
+91kg Emanuel Kaçaj (Vllaznia)- Brendi Smajli (Vllaznia)
© shkodrasport.com