Jeni kuriozë ta dini? / Ja çfarë mendojnë meshkujt në fund të takimit të parë me një vajzë

Takimet e para ndonjëherë janë shumë të vështira. Kjo është një nga ato pak të vërtetat universale që njerëzit mund të bien dakord.

Ndërkohë që për shumë prej nesh ideja se keni një takim romantik ju bën nervozë, është fundi i tij që të bën një lëmsh me emocionet.

Jo të gjithë mund të përfundojnë një takim të parë duke shpëtuar heroikisht dikë nga një makinë që digjet, Për shumicën prej nesh, është e gjitha tek këmbimi i këmbëve, duart në xhepa dhe “a po them gjënë e duhur”, “mos po mërzitet”. A e përmendi një takim të dytë? Do dërgojë mesazh? A duhet të përqafohemi? A do puthemi? Etj, si këto.

Gjithë vërshimi i këtyre mendimeve lidhet me frikën tonë për të qenë i hapur dhe i sinqertë me njëri-tjetrin. Në fakt, një studim i vitit 2015 në mbarë botën zbuloi se 53% e njerëzve përfundojnë takimet me një puthje, pavarësisht nëse kanë ndërmend të dalin përsëri.

Sido që të jetë, keni parasysh këtë:

Askush nga meshkujt nuk e di rregulloren

Ndodh që mashkulli që keni në krahë para se t’i thoni “mirupafshim” është më nervoz se ty, dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin se i keni lënë shumë përshtypje apo jo.

Nëse nuk bën ai hapin e parë, kjo është për arsye të ndryshme

Ndoshta sapo ka filluar të hyjë në botën e takimeve, pas një lidhjeje të gjatë. Ndoshta nuk është i sigurt dhe mendon se ju do e refuzoni. Arsyet janë nga më të ndryshmet, e rëndësishmë është të kuptoni se ndonjëherë ky veprim është tepër personal.

Ndihen pa vetëbesim edhe pse ju nuk e kuptoni

Jo të gjithë mendojnë për seksin

Ndonjëherë ata duan thjesht të shkojnë vetëm në shtëpi.

Shpesh kërkojnë që femra të thotë hapur çfarë ka në mendje

Oh, na besoni, e bën situatën shumë të lehtë për ta!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME