Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje e pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi , Drishti e Shirqi pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten, e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandja ajo qendroi e patronditur ketu prane kalase “Rozafat”.Ja se si i kendon kenga ketij Qyteti:
“Karafil ne koder,drandofil ne koder, keshtjelle e forte ne Shkoder, shkodra e bukurise”dhe vazhdon me tej “Kir e bun e Dri, ke pasqyre per bri, t’kqyrin per hijeshi,shkodra e bukurise”.
Ky qytet, shkruan Kadare,..” pervec keshtjelles dhe kishave, pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore. Ajo kishte intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit… por dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet, vajza si zana qe mund t’i kete zili hyjneshat greke…”
Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 300 Dyqane, per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: “..Aso kohe Shkodra ishte Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te gjitha anet..”
Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare. Ndersa “Oda e Tregetise” e ketij qyteti hijerende rezulton te jete krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes. Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres autoritetin e Burses te Ballkanit. Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer.
“… Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte.. e liqenit andrimta, ne te cilin ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet..”
Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, pastertia,ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, frymezuan banoret e tyre qe t’i kendonin aq bukur jetes me te gjitha shfaqjet e saja.
Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres. Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes. Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra.
U beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve, i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.
Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.
Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.
Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata. Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.