Një lapidar gjigand në formën e një iPhone është vendosur në varrin e një vajze të re në Rusi. 25-vjeçarja Rita Shameeva ndërroi jetë dy vjet më parë dhe sipas banorëve të zonës ka qenë dëshira e babai të vajzës që në varrin e saj të vendosej lapidari në formën e një iPhone 6.
25-vjecarja punonte në kompaninë e famshme në degën e saj në Rusi. Në “ekranin” e këtij telefoni është vendosur fotografia e Shameevas që vdiq në janarin e vitit 2016 pas një sëmundje të rëndë shkruan Tg.com.Ndërsa Ilgam Galliulin, personi që merret me realizimin e gurëve të varrit në atë qytetezë ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit. “Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive. Por këtë gur të pazakontë e kam parë javën e kaluar”, -ka thënë Galliulin.