Top Story, një emision që transmetohet çdo të Mërkurë, ora 21:00 Premtimet e politikanëve në Shqipëri, nuk kalojnë asnjëherë në ndonjë filter vërtetësisë. Fact & Checking është një standard i gazetarisë perëndimore, dhe ka synimin për të gjurmuar,
verifikuar dhe faktuar nëse janë mashtrime deklaratat e bëra nga politikanë të ndryshëm gjatë fushatave elektorale, në konferenca shtypi, në takime apo aktivitete të ndryshme. Top Story u fokusua tek deklaratat më të forta të Presidentit,
Kryeministrit, Ministrave, Kryetarit të Opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke i ballafaquar më pas me të vërtetat apo të pavërtetat e tyre, por edhe gjysmë të vërtetën nëse faktimi do të rezultojë i tillë.