UEFA I BESON GJERMANISË ORGANIZIMIN E ‘EURO 2024’, E KËRKOI DHE TURQIA

UEFA ka bërë zyrtare sot emrin e vendit organizator të Euro 2024, duke zgjedhur mes dy kandidaturave që ishin vënë përballë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për votim.

Gjermania dhe Turqia ishin dy vendet e vetme aplikuese për të zhvilluar këtë avitet dhe UEFA vendosi që t’i besonte Gjermanisë organizimin e turneut që zhvillohet në vitin 2024.

Turqia kishte aplikuar edhe disa vite më parë për organizimin e Euro 2016, por në fund, kandidatura e cila asokohe dukej shumë e fortë, u mund nga Franca. Këtë radhë, Turqia sfidonte një tjetër emër të madh si Gjermania, e cila ka disa nga stadiumet më të mira të kontinentit.

Duket se kjo, si dhe infrastruktura e niveleve më të larta e testuar që më Botërorin 2006, bindi UEFA-n që të kthente Europianin në Gjermani për herë të dytë, pasi më parë aktiviteti ishte zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1988.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME