Vllaznia dhe Brazili, Zhunior një arsye më shumë që shkodranët ta mbështesin skuadrën

Vllaznia dhe Brazili. Ndonese ne pozicione gjeografike ne ekstreme, futbolli krjoi nje joshje tek tifozeria shkodrane, aq sa ishin te ekzaltuar duke e quajtur ekipin e tyre nje “Brazil te vogel”.

 

Dhe kur kujtoj ate Vllazni te viteve 65′-70′, ate loje aq elegante ne veprimet e mesfushoreve, daljet e mbrojteseve ne krah duke I dhene topat sulmuesve te realizonin gola spektakolarë.

 

Nuk po marr guximin te rreshtoj emra pasi jane shume asa qe imitonin brazilianet dhe per faktin se nga deshira per t’i permenddur te gjithe, jam I sigurt se do te gaboj.

 

Shkodranet e kane aq per zemer Brazilin kur kujtojme fillimin e viteve ’90, ku me inisiativen e nje grupi tifozesh themeluam Shoqaten e tifozeve brazilianë.

Nje numer jo i vogel, por ajo qe ishte ne prezantimin e anetareve ishin intelektual te fushave te ndryshme, mjeke, arsimtar, shkrimtare, gazetare, trajnere, futbolliste, bile dhe deshira te simpatizanteve brazilian nga Tirana, Elbasani, Berati, te cilet kerkonin te merrnin karten e Shoqates.

 

E bera kete hyrje kujtese duke marre shkas nnga braziliani Zhunior qe po kontribon qe Vllaznia te rikthehet ne eliten e futbollit shqiptar. Ai menaxher qe e ka afruar kete brazilian, duhet pergezuar per gjetjen e duhur qe I ka munguar futbollit shkodran.

Tifozet shkodranë kane nje tjeter mundesi per te qene prane Vllaznise, ajo nuk duhet braktisur. Stafi I saj eshte profesiomist, emra te respektuar e te njohur ne futbollin shqiptar.

 

Lika e Lici, nje binom qe kerkon mbeshtetje. Vetem prania e tifozerise shkodrane mund te krijoje edhe per brazilianin Zhunior atmosferen qe i ka munguar ne vite.

 

Shkodrane afrohuni tek Vllaznia! Ajo me te besuarit e Likes dhe me Zhuniorin do rikthehet ne vendin qe I takon pasi fanela e saj mban numrin simbolk “100”.

Namik Mehmeti
Firenze, 25 shtator

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME