Në një fshat të vogël afër Nurembergut, jetonte një familje me 10 fëmijë. Për të siguruar ushqim e strehim për familjen, babai i tyre duhej të punonte pothuajse 18 orë në ditë.
Pavarësisht nga gjendja e tyre e pashpresë, dy fëmijët e mëdhenj kishin një ëndërr. Të dy ata ëndërronin të bëheshin artistë.
Por ata e dinin se babai i tyre nuk do të ishte kurrë në gjendje të përballonte t’i dërgonte të dy. Pas diskutimeve të panumërta në dritën e qiriut, djemtë në fund gjetën një zgjidhje.
Ata do të hidhnin një monedhë…
Humbësi do të punonte në minierat afër fshatit… për të ndihmuar tjetrin që të ndiqte Akademinë.
Dhe pas 4 vjetësh, ata do të shkëmbeheshin. Fituesi pasi të përfundonte Akademinë duhej të ndihmonte tjetrin për të ndjekur shkollën.
Albrecht Durer e fitoi hedhjen e monedhës dhe shkoi në Nuremberg … për të studiuar në Akademi ashtu siç e kishin planifikuar.
Dhe tjetrin vëlla, Albert, siç ishte premtuar, shkoi te minierat.
Për 4 vite rresht, njëri pikturonte … e tjetrin punonte.
Pikturat e Albrehtit morën famë të madhe pothuajse e menjëhershme. Puna e tij u konsiderua më e mirë se shumica e profesorëve të tij. Deri në kohën kur u diplomua, ai fitoi të ardhura të konsiderueshme.
Kur u mbushën 4 vjet, Albrecht u kthye në shtëpi triumfues. Ai i shtroi një gosti vëllait të tij të dashur për vitet e sakrificës … që i kishte mundësuar atij të përmbushte ambicien e tij.
“Dhe tani, Albert, vëllai im i bekuar, tani është radha jote. Tani mund të shkosh në Akademi dhe të ndjekësh ëndrrën tënde, unë do të kujdesem për ty.”
Të gjitha kokat e pranishme u kthyen shikimin në pritje të ethshme … në fund të tavolinës ku Albert ishte ulur…
Por, për habinë e tyre, lotët po rridhnin në fytyrën e Albertit.
Duke lëvizur kokën e tij të ulur në njërën anë ai qante i papërmbajtur, “Jo, jo, jo… Jo, vëlla, nuk mund të shkoj në Nuremberg. Është tepër vonë për mua. Shikojini katër vjet në minierë çfarë u kanë bërë duave të mia!”.
Albrecht mbajti duart e vëllait dhe u shkreh në lot. Çdo gisht ishte dëmtuar aq keq sa që mezi mund të ngrinte lugën për të ngrënë. Albert nuk mund ta vazhdonte ëndrrën e tij.
Kanë kaluar mbi 450 vjet…
Por ende, kryeveprat e Albrecht Durer varen në çdo Galeri Arti të planetit. Në krye të tyre qëndron një vizatim i thjeshtë, në shenjë respekti të përjetshëm ndaj Albertit për të gjithë sakrificën e tij.
Ai e quajti thjesht, “Duart” por bota e njohu veprën e tij të dashurisë, “Duart e Lutjes” -percjell shkolla e jetes.
Arritja e madhe lind zakonisht nga sakrifica e madhe dhe nuk është kurrë rezultat i egoizmit. – Napoleon Hill