Kokoshkat janë shoqëruesit më të mirë të filmave dhe shfaqjeve, gjithmonë nëse nuk e keni mbaruar të gjithë pakon 10 minuta para se të fillojë filmi. Por a janë ato të shëndetshme?
Kokoshkat janë ushqim i thjeshtë, drith i pastër. Shumë njerëz i shohin si ushqim i shpejtë dhe i rreshtojnë ndër të tjera produkte të pashëndetshme si ëmbëlsirat, hamburgerat, petullat apo çdo gjë tjetër me shumë yndyrë dhe sheqer. Në fakt, kokoshkat janë të pasura me fibra, dhe nëse piqen me pak yndyrë, atëherë kanë edhe kalori të ulët. Kanë shumë volum, ndaj do t’ju ngopin. Janë të këndshme për t’u ngrënë edhe për shkak se janë krokante.
Por janë shijet e shtuara kufiri ku ushqimi plot me fibra dhe pa kalori bëhet i dëmshëm. Ekspertët thonë se problemi fillon kur njerëz konsumojnë më shumë se ç’duhet.
Ja parametrat e një qeseje me kokoshka të thjeshta:
Kalori: 31, Protein: 1 g, Yndyrna: 0.4 g, Yndyrna të ngopura: 0 g, Karbohidrate: 6 g, Fibra 1 g
Minerale: 1mg, Sheqer: 0.07 g
Sigurisht këto shifra ndryshojnë kur ju i shtoni djathë, gjalpë apo karamel. Nëse shtoni gjalpë, kaloritë do të shumëfishohen në 192 dhe yndyra në 15 g. qeset e kokoshkave që gatuhen në mikrovalë nuk janë aspak zgjidhje e mirë gjithashtu. Ato janë të pasura me yndyrna dhe yndyrna dhe ngopura, dhe rrezikoni edhe nga një sëmundje mushkërish që zhvillohet nga shtuesit artificial të kokoshkave.
Zgjidhja më e mirë është t’i gatuani vetë kokoshkat, vetëm me pak vaj kokosi apo ulliri.pak kripë, pak djathë parmesan dhe salcë pikante do t’i japë shije të mirë por do të jenë prap të shëndetshme.