Ja sekretet e vërteta të një martese të lumtur: flet çifti që festoi 61 vjet martesë

Ja sekretet e vërteta të një martese të lumtur (flet çifti që festoi 61 vjet martesë dhe nuk ishte e lehtë)

Për Arlin dhe Marlene Berry, ishte dashuria në shikim të parë

Megjithëse dashuria e Arlin dhe Marlene është e dukshme sot, nuk ishte gjithmonë e bukur. Një divorc, rimartesë, pesë fëmijë dhe 61 vjet punë dhe sakrificë tregojnë historinë e dashurisë që qëndron.

Ndërsa njerëzit thonë se më shumë se 50 për qind e martesave në Amerikë dështojnë, martesat që durojnë nuk janë vetëm të mundshme, por edhe ja vlejnë sakrificën.

“Ata nuk janë perfekte, por gjithmonë kanë falur njëri-tjetrin për hir të lumturisë së tyre dhe lumturinë e familjes së tyre”, tha vajza e tyre.

Pas takimit gjatë shkollës së mesme, Arlin dhe Marlene u martuan në moshën 17 dhe 19. Martesa e re u përplas me presionet financiare dhe emocionale. Pas katër vitesh martese dhe lindjes së tre djemve, ata u divorcuan.

Marlene mori tre djemtë e saj nën moshën katër vjeçare dhe la qytetin e saj për të studiuar art. Arlin po punonte në ndërtimin e rrugëve në Las Vegas, dhe të dy nuk po ia dilnin të ecnin përpara për jetën.

Ndërsa Arlin rrëfen “Po punoja një ditë, kur e ndjeva këtë gjë që smë linte të qetë” tha ai. “E dija se çfarë duhej të bëja, telefonova Marlenen dhe e pyeta nëse mund të kthehesha”. Ajo tha po, por me kushte.

Ky moment i rëndësishëm në të cilin Arlin gëlltiti krenarinë e tij për të kërkuar falje, dhe Marlene vendosi të falë, mbolli farat e një trashëgimi të fuqishme.

Në vitet që pasuan dy të rinjtë u rimartuan dhe sypatrembur luftuan për ambiciet e tyre në jetë. Në vitet në vijim u lindën dy vajzaa të tjera, duke e çuar në shtatë numrin e pjestarëve të familjes.

“Të jesh në gjendje të punosh së bashku dhe të shpërfillësh dobësitë e njëri-tjetrit ka qenë baza e dashurisë ” tha Arlin.

Ai tha se sekreti i dashurisë së qëndrueshme është aftësia e faljes dhe aftësia për të punuar së bashku fort. Ju duhet të duroni jetën së bashku për të pasur dashuri të qëndrueshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME