BALLA PAS DËSHMISË NË PROKURORI: BETEJA IME, PËR T’I DHËNË FUND POLITIKËS SË SHPIFJES

Taulant Balla, pasi përfundoi dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës, deklaroi se duhet të marrë fund politika e shpifjes dhe e denigrimit të kundërshtarit.

“Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë kallëzimin tim penal. Është betejë që e bëj në interesin e shqiptarëve, që nuk duan më këtë lloj politike me shpifje dhe denigrim të kundërshtarit. Kjo politikë duhet të marrë fund.

“Unë kam depozituar dosje me prova që justifikojnë kallëzimin tim. Nëse kallëzimi im është i rremë, unë mbaj përgjegjësi. Lulzim Basha, Nuhu, Çollaku dhe të tjerë janë një grup i strukturuar. Të gjitha babalet do të sqarohen”, shtoi Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME