Pjerin Ndreu me “Range” dhe flamurin SHQIPTAR, përplaset me policinë para Parlamentit Serb: Ky është provokim

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka qenë protagonist i një incidenti të ndodhur në Beograd, përballë Parlamentit serb, ku është konfrontuar për disa minuta me policinë.

Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë ndalimi i deputetit para Parlamentit serb me makinë dhe më pas ka nisur të filmojë e shkrepë disa fotografi me flamurin shqiptar.

Në videon e publikuar nga një faqe serbe shkruhet ““Shqiptarët po tallen me zë të lartë dhe regjistrojnë para Kuvendit tonë me flamurin e tyre me shqiponjë”.

Duket se ky veprim i ka irrituar policët serbë të cilët i janë afruar Ndreut dhe kanë nisur të debatojnë, duke përmendur disa herë fjalën “Provokacija”.

Por mesa duket pas pak minutash të dy i thonë “sorry” njëri-tjetrit dhe çdo gjë mbyllet qetësisht.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME