Xhisiela bën kthesën 180 gradë, për çfarë e akuzon tani Rexhep Rrajën

Fillimisht nisi si një çështje dhunimi dhe torture e një vajze të pambrojtur nga djali i gjithëpushtetshëm të një deputeti në një rreth të Shqipërisë, por tashmë “Xhisiela” është duke u kthyer në një telenovelë nisur edhe nga fakti se apo po ndryshon version të ngjarjes nga dita në ditë.

Në deklaratën e dhënë në polici, para nenkomisarit Emiljano Nuhu ajo pretendonte se ishte rrahur dhe kërcënuar me pistoletë në bark nga Rexhep Rraja, ndërsa pas shpërthimit të

skandalit në intervistën e dhënë në “Open” të Eni Vasilit dhe “Opinion” të Fevziu tha se çdo gjë e kishtë bërë për shkaqe xhelozie pasi Rexhepi kishte shkuar me pushime me një vajzë tjetër.

Por, Xhisiela ka ndryshuar sërish version dhe tashmë thotë se gjithçka e ka bërë nga xhelozia, por për faktin se Rexhepi nuk e linte që të kishte një të dashur tjetër pavarësisht se ai ia lajonte vetes që të kishte të dashura të tjera.

“Jam bërë xheloze se Rexhepi ka një tjetër, por nuk më la mua të gjej një tjetër. Realisht ky ka qenë problemi im me Rexhepin” , shprehet ajo në një lidhje live në Instagram.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME