sh-kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook një mesazh, në të cilin thuhej se Rama kishte blerë një këmishë 25 mijë dollarë në New York.
Rama ka komentuar këtë publikim duke paralajmëruar se do të çojë në gjykatë ish-kryeministrin Berisha nën akuzën e shpifjes.
“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj
si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. “Hugo Bossi” im quhet Arjan, qepja si në New York çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”, shkruan Rama.