Nga Petrit Vasili
Sot kryeministri bën llap-llap për kumarin pas plot 6 vjetësh dhe ja se ç’broçkullit:
“Mos u lodhni kot, bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri”.
Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, po ky kryeministër bënte llap-llap dhe broçkulliste prap se:
“askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”
Dhe shqiptarët, që sipas ketij mashtruesit nuk do linin asnjë qindarkë, linin plot 135 milionë Euro në vit dhe pikat nga 928 copë vajtën në 4200.
Po a ka më ndonje budalla qe i beson më këtij ordineri që gënjeshtrën e ka oksigjen, e ka bukë, e ka nenë, e ka babë?
Kush e beson këtë ose e ka lënë mendja krejt ose ka ngrënë gjëkundi të vjellat e këtij dhe vjell gjithë jetën.