uhet Klaudio Ndoja dhe ka mbi supe një histori dramatike por me një fund të lumtur. Një histori si në filma, ku nga plumbat e 97-ës arriti si klandestin në Itali dhe sot është një kampion me ekipin e basketbollit Virtus Bologna ku është edhe kapiten.
Në Itali ka shkruar një libër, “Vdekja është e sigurtë, jeta jo” ka takuar madje dhe Papën, por asnjëherë nuk harron origjinën e tij, Shkodrën ku ka lindur dhe peripecitë e një jetës së tij. Historisë së tij i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”.
Ndoja shkoi në Itali kur ishte 13-vjeç, kishte lindur atë kohë dashuria për basketbollin por siç rrëfen nuk e imagjinonte se një ditë ky do të ishte profesioni i tij, në Shqipëri shkollat ishin mbyllur, dhe një plumb qorr që plagosi motrën e tij më të vogël,
i mbushi mendjen të atit që bashkë me familjen të nisej me skaf drejt Italisë, një vendim aspak i lehtë. Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit.
Një fillim i vështirë sa më ska në Itali, jetë prej klandestinësh deri sa një prift i ofroi adoleshentit Ndoja shansin për të luajtur basketboll me skuadrën e kishës duke e ndihmuar për të nisur procesin e legalizimit të letrave, një faktor
tejet i rëndësishëm më pas për karrierën e Ndojës. Tek Desio, skuadra e tij e parë në 2001, fitoi dokumentet italiane, që atëherë suksese, dy ngjitje në Serie A me Brindisin dhe Virtus Bologna, tre kupa të Italisë dhe titulli kampion si kapiten.
Suksesi nuk ja ka marrë mendjen, në intervistën e tij rrëfen se si qëllimi i tij nuk ka qenë që të bëhet milioner, por t’i sigurojë familjes kushtet elementare, ka vuajtur racizmin dhe ka ditur të triumfojë dhe ndaj tij, falë një jete plot vështirësi është gjithmonë në anën e më të dobëtave, edhe kur bëhet fjalë për idhujt në basketboll, një leksion jete nga ato për filma nga Klaudio Ndoja, një shqiptar që të bën krenar me shembullin e tij.