Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin e “E diela Shqiptare” ishte Besim Masha për tu ballafaquar me djalin e tij, Muratin, i cili ka ardhur në studio nga burgu ku vuan dënimin për akuzën e vjedhjes me armë.
Besimi nuk ka shkuar asnjëherë ta takojë djalin e tij në burg që ditën që ai vuan dënimin. Murati para 3 vitesh është akuzuar nga Policia, Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e një komshiu të tyre, zotit Qemal Dacit.
Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe me familjen e Dacit.