Bes Kallaku “vë me shpatulla pas murit” Artan Hoxhën: Je apo nuk je me Ramën. Ja si përgjigjet ai

I ftuar në emisionin “Be Coffe”, gazetari Artan Hoxha është thumbuar për një sërë cështjesh ku si filloim ka qënë ajo e nismës së kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve.

Artan Hoxha u shpreh se ishte me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj. “Meqë ti i di të gjitha si gazetar, na jep nja dy ndeshje të sigurta për fundjavë”- e pyeti Besi. Gazetari Hoxha u shpreh:

“Unë jam me Baba Mondin.” Kryegjyshin Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj e vlerësoi shumë pozitivisht vendimin e fundit të qeverisë, për mbylljen e lojërave të fatit dhe te basteve.

“E vlerësoj këtë vendim nga kryeministri. Mbyllja e tyre është për të mirën e familjeve shqiptare. Lojrat e fatit janë të dënuara me ligj edhe me fe. Ato i mësojnë dembelë dhe i shkatërrojnë njerëzit. Por të hapen sa më shumë vende pune që të punësohen njerëzit”- ka thene ai.

Tre ditë më parë, pasi u njoftua vendimi i qeverisë, kryegjyshi reagoi me këtë deklaratë: “U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojrat e fatit.

Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila i bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve. Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME