KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR ELEMINIMIN E VLLAZNISË?

Skuadra e Vllaznisë U-19 u eleminua nga “Uefa Youth League” në një mënyrë të turpshme. Shkodranët humbën ndeshjen e kthimit në Shkodër në shifrat 0-4 ndaj Astana të Kazakistanit duke ngjallur shumë dyshime përse erdhi ky rezultat kaq i thellë.

 

 

Kjo humbje e të rinjve patjetër që nuk ka asnjë lloj justifikimi duke u nisur jo vetëm nga rezultati por edhe loja e zhvilluar në fushën e loës.

 

 

Futbollistët e Vllaznisë ishin thuajse inekzistentë dhe këtë e pranoi edhe vetë trajneri Luan Zmijani pas kësaj përballjeje duke thënë se vetëm një lojtar dha 100% e tij në fushën e lojës.

 

 

Kanë kaluar pak ditë dhe askush nuk di të japë një shpjegim mbi atë që ndodhi në sfidën e 19 vjeçarëve të Vllaznisë me kazakët e Astana. Ashtu siç është bërë zakon edhe kjo humbje e rëndë duhet thënë kaloi në klubin Vllaznia pa shumë zhurmë dhe thuajse se asgjë nuk ka ndodhur.

 

 

Në fakt të paktën ndeshja e luajtur në Shkodër me një rezultat 0-4 nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi. Nga ana tjetër drejtuesit e klubit nuk kanë marrë asnjë lloj mase për këtë dështim të 19 vjeçarëve.

 

 

Të rinjtë edhe vitin e kaluar u eleminuan që në ndeshjen e parë të “Uefa Youth League” ndërsa edhe kësaj here ndodhi e njëjta histori e madje në mënyrë të turpshme. Për gjithë këto dështime të njëpasnjëshme klubi Vllaznia nuk ka marrë asnjë lloj mase ndaj stafit teknik të kryesuar nga trajneri Luan Zmijani.

 

 

Problemi që shtrohet është se në raste të tilla dështimesh kush e mban përgjegjësinë si në rastin e fundit në humbjen e turpshme 0-4 të 19 vjeçarëve të Vllaznisë? Të paktën deri tani po lihet në heshtje duke mos i dhënë aspak rëndësinë e duhur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME