Nuk ndihmuan burrin e paralizuar, shoferi i autobusit u bën të papriturën pasagjerëve

Një shofer autobusi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Paris të Francës, ku detyroi që të zbrisnin nga autobusi të gjithë pasagjerët.

Po ky veprim i tij nuk ka ardhur më kot, pasi ai ka patur një arsye shumë të fortë.

Pasagjerët e autobusit të tij, nuk ishin shprehur të gatshëm të ndihmonin një person me karrike me rrota që të ngjitej në autobus nga aty, në këtë mënyrë i acaruar me këtë sjellje shoferi i ka zbritur të gjithë në tokë.

“Pasi asnjë nuk ndihmoi burrin në karrike me rrota të hipte mbi autobus, shoferi u revoltua dhe kërkoi nga pasagjerët të braktisnin autobusin.

“Zbrisni të gjithë”, u tha ai. Më pas duke iu drejtuar burrit në karrocë, tha : Ai po që mund të ngjitet, të gjithë të tjerët të qëndrojnë pas”, shkruhet në postimin në Tëitter.

Protagonisti i historisë, burri në karrige me rrota menjëherë pas raportimit u kontaktua nga Huffpost France, duke konfirmuar edhe ngjarjen.

“Po prisja autobusin me vëllain tim, dhe kur erdhi asnjë nuk më ndihmoi të ngjitesha, pavarëisht se autobusi ishte i specializuar për personat me aftësi të kufizuar”, rrëfen burri.

Sipas asaj që tregon ai shoferi iu afrua atij dhe vëllait të tij duke i thënë: Të gjithë një ditë mund të keni nevojë për një karrige me rrota, dhe mënjeherë na hipi brenda, duke i zbritur të gjithë të tjerët nga autobusi”, rrëfen ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME