“Mozaikët” pushtojnë qytetin e New York-ut, njihuni me artistin që mbulon gropat me vepra arti

Vishet si një punëtor i thjesht, Jim Bachor është një artist grafist amerikan, i cli prej vitesh praktikon pasionin e tij, duke bërë vepra të ndryshme arti në rrugët e Manhatanit dhe Brooklyn, në New York me mozaikë plot ngjyra të mrekullueshësh.

Duke kombinuar praktikën e tij të artit me shërbimin publik artisti 54-vjeçar krijon lule, fruta portrete në rrugët e ndryshme të qyteteteve.

Veprat artistike janë një pjesë e zbukurimit dhe sipas artistit kjo nismë nga ana e tij ka për qëllim t’i japë një bukuri të rrallë infrastrukturës së qyteteve.

Kjo nuk është hera e parë që bën vepra të tilla arti nëpër rrugë, të njëjën gjë ai e ka bërë edhe në Çikago.

Detajet e një lule, një pëllumb, dhe një buqetë me lule duket se bëjn diferencën dhe instalohen në Brooklyn dhe Manhattan.

Punë ime është një frymëzim për mua, kështu që unë përpiqem të jem sado pak i paparashikueshëm dhe të kënaq jetën e dikujt në mënyrën të papritur.-Jim Bachor, artisti nga New Yorku

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME