Dita e sotme do të jetë e ngarkuar për futbollistët e Vllaznisë. Kjo ngaqë ata do të zhvillojnë dy seanca stërvitore. Të parën mësohet ta kenë kryer paradreke në palestër teksa ekipi është ndarë në dy grupe dhe për një orë secili kanë zhvilluar seancën e parë.
Kjo bëhet e ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit shkodran në të cilën thuhet: “Sipas programit të hartuar nga stafi teknik, ditën e sotme kanë qenë në plan për t’u zhvilluar dy seanca.
Ajo e paradreke ka konsistuar në një stërvitje në palestër. Trajnerët Lika, Beqiri e Lekiqi e kanë ndarë ekipin në dy grupe duke marrë edhe ngarkesat e duhura fizike.
Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë të gjithë futbollistët. Pasdite ekipi do të zhvillojë seancën e dytë, këtë herë në fushën stërvitore të Shtojit”.