MOTI I KEQ, PRITET STUHIA DETARE

Pritet nje stuhi e forte detare Urdhri i meposhtem i drejtohet autoriteteve te 4 porteve detare ne vend. Kapiteneria e pergjithshme ka marre njoftim se sonte me date 29.10.2018 do kete perkeqesim te situates detare me ere te forte qe do shkoje deri ne 45m/s dhe dallge te medha. Per keto arsye kerkoj :

 

1-Te njoftohen te gjitha agjensite, tragetet, peshkarexhat, dhe mjetet e vogla detare dhe anijet e transportit te mallrave per situaten e perkeqesuar dhe te merren masat per parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjate ketyre 48 oreve.

 

2-Te lajmerohen anijet e peshkimit dhe pronaret e tyre qe te marrin masa per sigurimin e anijeve ne porte dhe te monitorojne anijet me njerez cdo ore qe mos te kete mbytje ne port apo avari nga moti keq.

 

3-Te ndalohet levizja e mjeteve te vogla ne det dhe mos te lejohet dalja ne det e tyre. Te ndalohet dalja e ketyre mjeteve me njerez.

 

4-Te lajmerohen ne menyre te veçante tragetet per situaten me ere te forte dhe te ndiqet cdo moment situata e tyre gjate levizjes ne linjat nderkombetare dhe te lajmerohen posagjeret per cdo vonese apo ndalim te linjave.

 

5-Cdo rast i evidentuar apo i njoftuar per anije ne rrezik apo ne veshtersi te njoftohet kapiteneria e pergjithshme me email, tel dhe cdo mjet te mundshem me qellim qe te jemi te informuar per gjendjen e tyre.

 

6-Mos zbatimi i ketij njoftimi apo mos marrja e masave ju ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore per mos zbatim urdheri dhe rrezikim te jetes dhe prones.

 

Pavlin Ndreu, Drejtor i Pergjithshem, Drejtoria e Pergjithshme Detare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME