TRADITAT SHQIPTARE DHE RITET PELLAZGO – ILIRE

Në Vendet tona malore me të njëjtin solemnitet si në kohët e lashta, e cila ekziston akoma edhe sot, është shembulli i (betimit mbi gur). Ka Shqiptarë që akoma sot betohen duke thënë (Pasha Perëndinë),Shqipëria me zakonet e saja dhe me Gjuhën më të vjetër në Evropë, çuditërisht ka qenë në gjendje të mbetet pothuajse e paprekur.

 

Një fakt i pa diskutueshëm dhe shumë mahnitës, që vetëm populli Shqiptarë ka ekskluzivitetin e këtij rituali (Betimit në gur) bëhet kur është fjala për një vendim të një rëndësie madhore jetike.

 

 

Në Ritualet dhe traditat e shqiptarëve fshihet misteri i fesë së lashtë (Pellazgjike). Edhe pse Krishterimi apo Islami kanë arritur të nguliten mirë në mendjet dhe kulturën e popullit shqiptar, nuk ka mjaftuar të shuhet shpirti dhe traditat e lashta Pellazgo-Ilire.. Në Vendet tona malore me të njëjtin solemnitet si në kohët e lashta, e cila ekziston akoma edhe sot, është shembulli i (betimit mbi gur). Një fakt i pa diskutueshëm dhe shumë mahnitës, që vetëm populli Shqiptarë ka ekskluzivitetin e këtij rituali.. (Betimit në gur) bëhet kur është fjala për një vendim të një rëndësie madhore jetike.

 

 

(Pleqëria) të moshuarit, të cilët janë dhe (krerët e familjeve), para se të marrin vendimet e tyre gjykuese, ftojnë pjesmarrsit kundërshtarë të betohen mbi gur. Ky ritual rrespektohet, nga Shqiptarët e Krishterët Katolik ashtu dhe nga Shqiptarët Mysliman..

 

 

Betimi bëhet shumë shpesh edhe në ditët e sotme, nga Banorët e Epirit, Maqedonisë dhe ILirisë, pra popullsia që u përket vetëm (Shqipërisë etnike apo pellazgjike). I çuditshëm është fakti se, e njëjta mënyrë betimi dhe të njëjtat mallkimeve, që akoma përdorin Shqiptarët, janë përshkruar edhe nga historianët e lashtë, si betime apo mallkime (Pellazge).

 

 

Ka Shqiptarë që akoma sot betohen duke thënë (Pasha Perëndinë).. Në Shqipërinë e Veriut kur ata flasin me njëri-tjetrin, marrin gur në duart e tyre, dhe thonë: (Për kyt pesh), kurse banorët e Shqipërisë së Jugut thonë: (Për peshën e këtij guri).

 

Këto rituale deri tani nuk janë hasur në zakonet fetare të Greqisë apo ndonjë vendi tjetër. Vetëm pasardhësit e Pellazgo-ILirëve kanë ruajtur me fanatizëm në rrjedhën e shekujve, traditen dhe zakonet e tyre të lashta.. Pellazgët, dalloheshin për dashurinë e madhe ndaj artit dhe arsimim të rafinuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj dashamirëse; Perënditë e tyre ishin Toka, Qielli, Malet, Fushat, Uji, Zjarri, Guri, Dielli, Hëna, dhe Yjet.

 

 

Populli Shqiptar, veçanërisht banorët e vendeve malore, akoma sot betohen për tokën dhe qiellin ( Për kyt Tok dhe për at Qiell), betohen ( Për kyt Zjarr dhe këtë Ujë ), ( Për këto Male dhe këto Fusha).. Ata betohen edhe për diellin dhe hënën duke thënë; ( Për këtë Diell dhe për këtë Hënë!), pra preferojnë të betohen para Natyrës se para shenjtorëve të tyre fetare. Këto rituale,

 

të cilat kanë origjinë të lashtë, kanë mbetur të njëjta dhe të paprekura, edhe pse kanë kaluar shumë shekuj. Shqiptarët nuk ka gjetur fjalë të tjera për të imagjinuar perënditë e tyre. Gjuha, traditat, feja, çdo gjë ka mbetur e moçme, (pellazgjike) në çdo cep të Shqipërisë, pa u ndikuar nga ndryshimet dhe kulturat moderne .

 

 

Shqipëria me zakonet e saja dhe me Gjuhën më të vjetër në Evropë, çuditërisht ka qenë në gjendje të mbetet pothuajse e paprekur.. Të gjithë shqiptarët e shpërndarë nëpër Epir, Maqedoni dhe ILiri ( pra në ata toka kur dhe ku popullsia shqiptare ishte homogjene dhe kompakte), edhe në rajonet malore të Atikës Greqi, kolonitë shqiptare në Itali, Dalmaci, dhe se në çdo vend ku qëndruan gjatë migrimeve të tyre, Shqiptarët mbetën gjithmon në origjinën e tyre (Pellazge).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME