BALLA ZBULON DATËN E ZGJEDHJEVE VENDORE

Pak pas përfundimit të takimit konsultativ me presidentin e Republikës Ilir Meta lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të 2019-ës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar dy opsione se kur mund të mbahen ato.

 

 

Në një deklaratë për mediat ai tha se si opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.

 

 

“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të.

 

 

Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit.

 

 

Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME