Edhe pse sot moti i keq ka shkaktuar problem në të gjithë vendin, meteorologët japin sinjale pozitive sa i përket motit në ditët në vijim.
Kreu i Departamenti të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM, Petrit Zorba shpjegon se sot pritet të ketë reshje të dendura në të gjithë vendin, por në ditët në vijim do të ketë përmirësim.
Kjo stuhi shoqërohet me erëra, përveç reshjeve më problematike do të jenë erërat. Në vijë bregdetare do të ketë problematika, në det dallgëzimi do të jetë në nivelet më të larta.
Petrit Zorba, Kreu i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në Igjeum. Sa i përket motit në ditët në vijim, Zorba theksoi se problem kryesor do të jenë erërat e shumta, ndërsa më të rrezikuarat do të jenë zonat bregdetare.
I pyetur nëse edhe Shqipëria rrezikohet nga stuhia që ka përfshirë Italinë, Petrit Zorba thotë se Shqipëria nuk do të preket.
Ndër të tjera, Zorba i bën thirrje çdo qytetari të thjeshtë, pushtetit vendor dhe institucioneve të emergjencave civile të kenë një nivel të lartë gatishmërie për të eleminuar çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë nga përkeqësimi i motit në muajt në vazhdim.