Projektet për Shkodrën, PD i kthehet zv/ kryeministres: Qeveria asnjë lek për bashkitë e Veriut, Mesi heshti

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas deklaratave dje në Kuvend të zv/ kryeministres Senida Mesi për hapjen e pikës së re doganore me Malin e Zi dhe projekteve për qytetin verior.

Ulqinaku shprehet se pas një periudhe heshtjeje, Mesi foli për ide-projektesh, por jo për buxhetin e bashkisë së Shkodrës dhe fondet, që sipas deputetes së PD janë thuajse zero.

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi tha dje ndër të tjera nga foltorja e Kuvendit se hapja e pikës së re doganore me Malin e Zi do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një aktraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal.

Deklaratë e plotë e deputetes së PD
Miratimi i hapjes së një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Zogaj, miratim i cili ishte një proces rutinë që përmbyllte marrëveshjen e dy vendeve të 2 korrikut, ka frymëzuar dje në Kuvend zv. Kryeministren Senida Mesi.

Edhe pse është miratuar pika e kalimit kufitar dhe ende nuk janë përcaktuar hapat që do të ndërmerren më tej, apo se cilat janë investimet që do të bëhen, Zv. Kryeministria më në fund gjeti rastin dhe foli për projekte që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës.

Pas një periudhe heshtjeje, pasi nuk bëri zë për fondet thuajse zero për bashkitë e Veriut, pasi heshti për situatën ku kjo qeveri e ka zhytur këtë zonë, dje u fol për ide-projekte që prej 5 vitesh përmenden, por që nuk nuk kanë marrë as formën e projektit, dhe ku nuk është dhënë asnjë lek për to.

Siç po shohim edhe tek projektbuxheti që po përgatitet për 2019, nuk parashikohet ndonjë investim serioz. U fol edhe për rrugën e Velipojës, rrugë të cilën e filluan në prag të sezonit turistik dhe e lanë përgjysëm,

ashtu siç nuk ndodh askund, rrugë të cilën e devijuan nga projekti fillestar, duke shpenzuar fonde pa zgjidhur si duhet situatën as për plazhin dhe as për zonat ku kjo rrugë kalon. Përmendi edhe projektin për liqenin e Shkodrës, projekt ku donatori kryesor është Bashkimi Evropian.

Do të dëshironim që të gjitha projektet që u përmenden dje, të realizoheshin një orë e më parë, megjithëse të gjithë e dimë, që janë vetëm fjalë boshe,

por që të thonë që po përmirësojmë jetën e shqiptarëve kjo sot është propaganda më e papranueshme, saqë as Edi Rama nuk merr guximin ta thotë më.

Kjo është Qeveria që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim përtë mbajtur në këmbë një pushtet kriminal dhe të korruptuar.

Arritjet e vetme konkrete që, shqiptarët dhe në veçanti shkodranët, shohin çdo ditë nga kjo qeveri janë: më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim.

Qeveria e PS nuk do të mbahet mend si qeveria e shërbimit, por do të mbetet në histori si qeveria e dëbimit të qytetarëve.

I kanë bërë shqiptarët të braktisin vendin e tyre si asnjëherë tjetër, sepse politika e vetme që njohin është aleanca me krimin, si burim parash, si mjet force dhe për blerje votash.

Ndërsa Opozita dhe pikërisht PD ka qenë dhe vazhdon të jetë denoncuesja e të vërtetave të hidhura të ardhura nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim dhe një vizion që na ndan kryekëput nga PS, jemi për një shoqëri të denjë, ku sundon ligji, dhe mirëqenie për të gjithë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME