FAMILJA KAMSI DHURON BIBLOTEKËN KISHËS FRANÇESKANE

3 nëntori I 2018-ës, një datë e shënuar për bashkësinë Françeskane. Në këtë ditë u inagurua biblioteka e studiuesve Gjon dhe Willy Kamsy, një dhuratë për bibliotekën Françeskane nga motra e të ndjerit, Myriam Kamsy.

 

 

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë përfaqësues të provincës Franceskane, personalitete të qytetit të Shkodrës, shkrimtarë, pedagogë etj.

 

 

Më tej aktiviteti u përshëndet nga Arqipeshkvi I Dioqezës Shkodër- Pult Angelo Massafra I cili shprehi mirenjohjen kesaj familjeje per pasurine qe kane ruajtur ndër vite .

 

 

Të rinjtë do të mund të njihet më atë pjesë të historisë që nuk e kanë dëgjuar më parë, kjo falë thesareve të Willy Kamsy.

 

 

Më tej motra e të ndjerit Willy Kamsy, shprehi falenderimet e saja që tashmë veprat po ruhen ne vendin më të pershtatshem.

 

 

Willi Kamsy një jetë kuashtuar librit, kështu e ka cilësuar Gjovalin Çuni.

 

 

Biblioteka e Gjon dhe Willy Kamsy është një trashegimi e kultures Shqiptare perveç veprave në të gjenden dhe foto të vjetra që nuk janë parë asnjëherë.

 

 

Në fund të ceremonisë u vendos fotoja e Willi Kamsi në mes të gjithë atyre që kanë kontribuar për popullin shqiptar. Më pas të pranishmit vizituan biblioteken e re kështu panë nga afër të gjitha krijimet e studiuesve Gjon dhe Willi Kamsy.

 

 

Tashmë biblioteka Franceskane u pasurua më botimet e familjes Kamsy të viteve 1945, botime historike materiale kimore – shkencore , historike gjuhesore dhe ekonomike

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...